E rëndë në vend! I biri i m*rr jetën të atit duke e dh*nuar, zbardhen detaje të rënda
Ka ndërruar jetë në spital babai 72-vjeçar, i cili u dhunua brutalisht nga djali i tij në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit. I moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, 10 ditë pas ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, përpara banesës së familjes, ku 37-vjeçari dyshohet se goditi me sende të forta të dy prindërit e tij, babanë 72-vjeç dhe nënën 69-vjeçe.
Si pasojë e dhunës, babai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori trajtim të specializuar mjekësor.
Ndërsa nëna u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar.Pas ngjarjes, 37-vjeçari u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu kishte probleme të shëndetit mendor.Vdekja e 72-vjeçarit e rëndon më tej ngjarjen,
ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale dhe rrethanat e plota të tragjedisë.
